Connect with us

Ekonomi

Vendi ka rëndësi kur zgjedhni shtëpinë – mësoni cilat janë top lokacionet për të investuar në patundshmëri

Published

on

Pex Host Big

Apetiti për të blerë pronë në Prishtinë duket se nuk do të mbaroj kurrë, por me kaq shumë objekte në shitje, si të vendosim se cfarë të blejmë, ku të blejmë, dhe cila është vlera më e mirë për paratë që do të shpenzojmë.

Epo, para se të fillojmë që të shikojmë për mundësitë që janë në treg, gjëja e parë që duhet të kemi parasysh është të “Blejmë në mënyrë Legale”. Mos u mashtroni nga ndërtimtarët që ju premtojnë” ohh po, gjithcka është legale dhe i kemi të gjitha dokumentat”.

KESCO

Kontrolloni vetë. Shumë lehtë mund të vërtetoni këtë duke shkuar në objektin e komunës dhe duke marrë dëshmi, ose edhe më mirë, merrni kredi hipotekare nga banka kur bleni. Banka do të sigurohet që gjithçka është e ligjëshme para se të ju japin kredinë. Dhe, duke pasur parasysh normat e ulëta të interesit, rruga për të blerë pronë, nuk ka qenë kurrë më e lehtë.

Pasi që jam shpërngulur nga Londra në Prishtinë para 20 viteve, me eksperiencë të gjatë në patundshmëri, kam mësuar të di se çfarë është e mirë dhe çfarë të shikosh në patundshmëri, dhe jo gjithçka është ashtu siç duket. Pasi që ka kaq shumë banesa në shitje në Prishtinë, dhe është e pamundur të i vizitoj të gjitha, vendosa të fokusohem te shtëpitë, pasi që me rritjen e numrit të familjeve, kërkesat për shtëpi, sigurisht që do të rritet.

Nëse po kërkoni që të bleni shtëpi në 5 vitet e ardhshme, kjo është perspektiva ime në 5 lagjet më të mira në Prishtinë.

5. BP Homes Veternik – Çmimi: përaferisht 800-900 Euro për m2

Në rast se jeni duke menduar të kaloni nga apartamenti në shtëpi, ky është vend i mirë për të filluar. Shtëpitë kanë çmim të arsyeshëm, me lokacion afër qendrës së qytetit, edhe pse në pikëpamjen time, ky lokacion është zonë industriale dhe është lokacion i zhurmshëm. Gjendet afër rrugës kryesore, që e bën më të lehtë qasjen në autostradë dhe arritjen në qytet, dhe po ashtu keni dy qendra tregtare në distancë minutash me veturë.

Sido që të jetë, kualiteti i ndërtimit nuk është shumë i mirë, dhe nuk është se do të fitoj ndonjë shpërblim për dukje, por edhe më keq ishte Showhouse. Nëse jeni të interesuar që të bleni një shtëpi në këtë lagje, kërkoni që të shihni një shtëpi të zbrazët, sepse Showhouse sigurisht që do të ju diskurajoj që të bleni në këtë vend. Duket se ata kanë bërë shumë pak për të rregulluar showhouse çka ju tregon se ata sigurisht kanë kushtuar pak kujdes edhe në pjesët e tjera të lagjes.

Madhësia mesatare për një shtëpi është 200-250 m2, por ka shumë pak hapësirë për oborr dhe hapësira të gjelbërta.
Në momentin që fillova të negocioj për ulje çmimi, u duken shumë të gatshëm për të ulur çmimin, çka nënkupton se mund të paguani 800 Euro për m2.

4. Swiss Village Veternik – Çmimi: 1,200 Euro për m2

Nuk jam shumë i sigurt se pse e kanë quajtur këtë lagje fshati zviceran pasi që nuk ka asnjë ngjashmëri as me fshatrat zvicërane as me shtëpitë zvicerrane. Por, ndoshta ju ka pëlqyer se si tingëllon. Ndërtimi është pothuajse gati, dhe është vend që tërheq vëmendjen tuaj derisa jeni duke kaluar në autostradë në Veternik.

Interiori i shtëpive është interesant dhe moderne, kurse eksteriori duket shumë mikëpritës. Deri tani, ambienti duket për banim familjar dhe i qetë. Ka qasje të shpejtë në rrugën kryesore, dhe me veturë, për 5-10 minuta arrini në qendrën e qytetit.

Vitin e kaluar, pata mundësi të shikoj njërën nga shtëpitë e tyre, dhe mbeta pak i dëshpëruar nga kualitetit i ndërtimit që siç duket ju ka munguar vëmendja në detaje. Interiori i kateve të poshtme dukej pak i çuditshëm, ndërsa katet e sipërme kanë një plan shumë të mirë. Është shumë vështirë të kritikohet ose lavdohet kjo lagje. Ndoshta, i mungon shpirti.

3. Marigona Residence, QMI – Çmimi përaferisht 900-1,000 Euro për m2

Marigona tashmë është një residencë vendbanimi mirë e zhvilluar, dhe ndonëse gjendet pak larg nga Prishtina, ata kanë bërë një punë shumë të mirë duke ndërtuar një komunitet, mund të themi, në mes të asgjëje. Lagja ka arritur të kthehet në një qytezë të vogël duke ndërtuar shkolla, qendra sportive e dyqane.
Zhvillimi është bërë i njohur edhe për lehtësitë e saj komerciale të cilat përfshijnë hapësira dhe objekte për të kaluar kohën e lirë, restorante, kafene dhe një qendër tregtare kështu që nëqoftëse ju nuk dëshironi, nuk keni nevojë të largoheni fare nga lagjja.

Cilësia e ndërtimit dhe dizajni lë pak për të dëshiruar, por problemi kryesor për të cilin banorët u ankuan ishte mbipopullimi sidomos gjatë fundjavave kur njerëzit vijnë për vizitë.

Sidoqoftë, pjesa më e keqe që kam arritur të kuptoj është se shtëpitë janë me qira 99 vjeçare! Kjo në thelb do të thotë që ju asnjeherë nuk do të keni në pronësi shtëpinë, dhe kjo është një gjë për të cilën ne kemi shumë përvoja në Londër. Besoj se kjo mund të jetë shumë e shtrenjtë për banorët në të ardhmen.

Nëse ju jeni më shumë si unë dhe doni të shijoni një mjedis paqësor e të qetë, atëherë ky nuk është vendi për ju. Nëse ju pëlqen dinamika, atëherë kjo lagje është e përsosur.

2. Fshati Ndërkombëtar – Çmimi përaferisht 1,000-1,500 Euro për m2

Fshati Ndërkombëtar i ndërtuar në rrugën drejt Graqanicës është një nga komplekset/lagjet e organizuara të vendbanimit të ndërtuara ndonjëherë në Prishtinë. Të gjithë e njohin këtë vend, sepse kur u ndërtua, ishte diçka e re dhe ndryshe.

Kur e vizitova për herë të parë, më kujtoi një lagje rezidenciale amerikane. Jo vetëm nga rrugët dhe masterplani, por edhe nga dizajni dhe ngjyra e shtëpive. Për fat të keq unë nuk njoh askënd që jeton aty, përndryshe do të kisha shikuar edhe hapësirën e brendshme. Por, ka një përzierje të mirë të shtëpive nga ato të vogla në të mëdha, gjë që e bën atë mjaftë interesante.

Fshati Ndërkombëtar ka bërë një punë të shkëlqyer edhe me hapësirat e jashtme dhe me zonat e gjelbërta. Është njëra nga lagjet që ka më së shumti kopshte dhe zona të gjelbërta që është me të vërtetë e rëndësishme.

Megjithatë, nëse do të më duhej të theksoja ndonjë mangësi, mund të them se tani duket pak i dal jashtë mode dhe në njëfarë mënyre nuk ka sens komuniteti apo gjëra te tjera të cilat ndodhin brenda lagjes.

1. Chelsea Point Bernica Park – Çmimi përafërsisht 1,000-1,100 Euro për m2

E vetmja gjë që unë di për Bernicën është restoranti “Country House’. Por, fshehur diku në këtë fshat të vogël vetëm 10 minuta nga Prishtina, gjendet koleksioni më i bukur i shtëpive të stilit anglez që kam parë ndonjëherë në jetën time.

Nëse jeni duke kërkuar luks të vërtetë dhe cilësi super të lartë, atëherë mos kërkoni më tej. Kam bërë një vizitë atje 2 javë më parë, edhe pse nuk njihja askënd që të më tregonte vendin, menaxheri i lagjes më lejoi të vizitoja një showhouse. Ishte thjesht mahnitëse! Interier i stilit anglez, dyer druri të bëra e të pikturuara me dorë, banjo të projektuara me dizajn, dhomë e lojërave, kinema brenda shtëpisë, shumë sinqerisht, isha i tronditur! Kjo lagje ka faktorin “wow” të shkruar gjithandej!

Ajo është gjithashtu e rrethuar nga natyra, kështu që nëse ju pëlqen paqja dhe qetësia, ju sapo e keni gjetur atë.
E vetmja anë negative është se nuk është përfunduar ende, dhe nuk ka bare apo kafene të bukura në nivel lokal, por unë mendoj se kjo është vetëm çështje kohe.

Së fundi, nëse jeni duke blerë një pronë ekzistojnë disa rregulla të arta. Lokacioni, lokacioni dhe lokacioni është ndër faktorët më të rëndësishëm, e pas kësaj, e gjitha ka të bëjë me cilësinë e ndërtimit dhe ngjarjet e tjera brenda lagjes./KlinaPress/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *