Connect with us

Lajme

Vendimi për tërheqjen e akreditimit të Universitetit të Prizrenit, në kundërshtim me rekomandimet e Ekspertëve Ndërkombëtar

Published

on

GorenjeKosova

Agjencia e Akreditimit të Kosovës nuk ka përfillur rekomandimet e Ekspertëve Ndërkombëtar në vendimin për tërheqjen e akreditimit të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” për vitin akademik 2019/2020.

Kjo është evidentuar në një draft raport të përpiluar në qershor të këtij viti nga një grup Ekspertësh Ndërkombëtar, një kopje te të cilit ka arritur të sigurojë edhe “Gazeta Blic”.

Në këtë draft raport rekomandohet që t’i ipet kohë Universitetit të Prizrenit për një përudhë një vjeçare në përmirësim të kushteve dhe parregullsive tjera të gjetura nga ekspertët e huaj.

KESCO

Ekipi i ekspertëve të jashtëm do të preferonte një periudhë strikte një vjeçare të aprovimit në mënyrë që t’i jap institucionit kohë, t’i bëjë ndryshimet e nevojshme në kushtet, strukturat dhe proceset e saj“, thuhet në vlerësimin e përgjithshëm të këtij draft raporti.

Mes tjerash ky grup ekspertësh të përbërë nga Stefan Adam dhe Adrian Mihai Vilcea, ka shprehur shqetësimin e tyre për gjendjen në këtë universitet, duke thënë se ndodhet në një situatë të vështirë dhe të kufizuar.

Më poshtë sjellim vlerësimin e përgjithshëm të këtij grupi ekspertësh të jashtëm për Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” të përkthyer në gjuhën shqipe.

Disa universitete publike në Kosovë qartazi janë në një presion të konsiderueshëm nga realiteti shoqëror, ekonomik dhe politik. Këshilli I ri shtetëror për Akreditimin e Universiteteve e përmirëson kualitetit e sigurisë dhe po ashtu e rritë barrën mbi ta, me theks të veçantë në evidencat dhe provat e dokumentuara, standardet dhe treguesit e përforcuan.

Shumë dokumente të kërkuara nga Universiteti i Prizrenit nuk kanë qenë të gatshme në anglisht dhe kjo krijon një numër paragjykimesh, rreth pëlqimeve dhe mospajtimeve nga ekspertët e jashtëm.

Universiteti i Prizrenit është kapur mes konkurrencës dhe nga njëherë nga forcat kontradiktore përfshirë MEST, AKK-së dhe kërkesat e Bolonjës. Universiteti duhet të modernizojë programet e studimit por pa burime për të fuqizuar libraritë, pa qasje në shkrime moderne, pa staf me nivel etj kjo është shumë e vështirë, në këtë situatë universiteti është bllokuar nga statusi i vjetër i cili del të jetë problematik për t’u ndryshuar. Bashkëpunimi me MEST është më vitali për këtë.

Universiteti i Prizrenit, qartazi është në një situatë të vështirë dhe të kufizuar, sidoqoftë ai duhet që më shpejtësi të përmirësojë sistemin, proceset dhe kushtet në mënyrë që të modernizohet dhe të bëhet në përputhshmëri të plotë me standardet evropiane dhe të AKK-së.

Rekomandimi më poshtë është në përputhje të plotë me standardet e AKK-së. Ekipi i ekspertëve të jashtëm do të preferonte një periudhë strikte një vjeçare të aprovimit në mënyrë që t’i jap institucionit kohë, t’i bëjë ndryshimet e nevojshme në kushtet, strukturat dhe proceset e saj. Sidoqoftë, kjo më nuk është në dorën e tyre.

Vendimi për tërheqjen e akreditimit të Universitetit të Prizrenit, ka ngjallur reagim edhe tek Kryeministri Ramush Haradinaj, i cili këtë vendim e ka quajtur të pa pranueshëm, duke paralajmëruar edhe ndërhyrje për rregullim të kësaj situate.

“Është i pa pranueshëm vendimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mbylljen e tri Universiteteve Publike; atij në Pejë, në Mitrovicë dhe në Prizren.

Si kryeministër i vendit, e konsideroj të padrejtë mohimin e mundësisë për regjistrim të studentëve, duke ua humbur atyre vitin.

Ndaj këtij rasti do të veprojmë menjëherë, duke ndërmarrë hapa konkret në zgjidhjen e kësaj situate”, kishte reaguar Haradinaj në “Facebook” pak çaste pas raportimit të mediave lidhur me këtë vendim të marrë nga Këshillit Shtetëror të Cilësisë.

Lidhur me debatin mbi vendimin për mos-akreditim të tri universiteteve publike dhe private nga Këshillit Shtetëror të Cilësisë, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë përmes një postimi ne facebook ka theksuar se mbështet fuqishëm rolin dhe pavarësinë e agjencisë së akreditimit në Kosovë.

Zyra e BE-së në Kosovë thekson që vendimet e Këshillit Shtetëror të Cilësisë duhet të respektohen nga të gjithë aktorët e interesuar, në veçanti në nivel politik.

“Ajo që është në rrezik është qëllimi i arritjes së një kualiteti më të lartë të arsimit të lartë për të gjithë studentët në Kosovë. Ky vendim, me shpresë do të hapë rrugën për këto universitete për të përmirësuar cilësinë e performancës së tyre dhe shërbimet e tyre për studentët. BE-ja është angazhuar për shumë vite në një arsimim më cilësor dhe do të vazhdojë mbështetjen e saj për Kosovën në të ardhmen”, thuhet në deklaratën e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Ndërkohë edhe organizatat studentore në Kosovë, kanë kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, që të mos ndërhyjë në punët e Këshillit Shtetëror për Cilësi.

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) përmes një komunikate për media ka theksuar se veprimet a paralajmëruara të kryeministrit çfarëdo qofshin ato do të jenë të paligjshme dhe në kundërshtim me legjislacion aktual mbi arsimin e lartë.

“Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim rikujton se Këshilli Shtetëror i Cilësisë është zgjedhur nga Kuvendi i Republikës dhe se çfarëdo vendimi nga ana e kryeministrit Haradinaj do të kallëzohet penalisht nga ORCA si keqpërdorim i detyrës zyrtare. ORCA u bën thirrje organizatave ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë të reagojnë për ruajtjen e pavarësisë së agjencive të pavarura, ndërkohë u bën thirrje partive politike të përmbahen nga popullzimi”, thuhet në komunikatën e kësaj organizate.

Ndërkaq nga Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” kanë thënë se ende janë në pritje të njoftimit zyrtar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim për përmbajtjen e vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë.

“Pas marrjes së njoftimit zyrtar do të dalim me një qëndrim përkitazi me situatën e krijuar.Studentët e tanishëm të UPZ-së nuk duhet të shqetësohen.
Një vendim i tillë është i papranueshëm. Universiteti do të veprojë në përputhje me dispozitat e akteve ligjore dhe nënligjore. Do të kërkojmë që të rishqyrtohet vendimi i Këshilli Shtetëror të Cilësisë sa i përket Universitetit “Ukshin Hoti” pasi që konsiderojmë se i plotësojmë kushtet për akreditimi institucional, duke marr për bazë edhe rekomandimet e ekspertëve ndërkombëtar”, thuhet në reagimin e tyre. /KlinaPress/

Draft raport i përpiluar nga një grup Ekspertësh Ndërkombëtar | © GazetaBlic