Connect with us

Lajme

Vendos Agim Veliu, nga nesër mbyllen shkollat në veri

Published

on

COVID-19

Agim Veliu, Ministri i Punëve të Brendshme në mbledhjen e qeverisë ka thënë se nga nesër shkollat në veri do të mbyllen.

Të premten në shkollat e veriut të Mitrovicës do të mbahet vetëm ora e parë  që sipas Veliut të informohen nxënësit rreth masave mbrojtëse kundër koronavirusit.

“Nesër ora e parë ti kushtohet informimit rreth kësaj sëmundje e pastaj do të mbyllen të gjitha shkollat atje”, tha Veliu.

KESCO

Shkollat në veri nuk janë mbyllur deri më tash sepse Marko Gjuriq ka thënë se ato do të mbyllen vetëm me vendimin e tij.

Gjuriq gjithashtu ka thënë ka marrë vendim që shkollat në veri të mbyllen nga e hëna./Gazeta inFokus/