Connect with us

Lajme

Veseli mbledh kryetarët e degëve të PDK-së, kërkon formimin e shtabeve zgjedhore

Published

on

Korporata Energjetike e Kosovës Banners

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka mbajtur sot një takim me kryetarët e degëve të PDK-së, ku është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.

Sipas një njoftimi, Veseli ka thënë se PDK është gati për zgjedhje dhe në këtë proces hyn për të fituar.

“Tashmë data e zgjedhjeve duhet të caktohet sa më parë. Ne kemi përfunduar procesin e brendshëm zgjedhor, që ka fuqizuar PDK-në, dhe jemi të përgatitur për zgjedhje si asnjëherë më parë”, është shprehur Veseli.

KESCO

Në takim është vendosur që të gjitha degët e PDK-së të krijojnë shtabet zgjedhore gjatë kësaj jave dhe po ashtu është kërkuar nga kryetarët e degëve që të fillojnë propozimet për kandidatët për deputetë që do të jenë pjesë e listës kandiduese të PDK-së.

“PDK hyn në zgjedhje me qëllimin e qartë për të fituar në këtë proces dhe për t’i dhënë vendit një Qeveri me legjitimitet të plotë qytetar dhe me vizion të qartë për të ardhmen euro-atlantike”, ka thënë tutje Veseli. /KlinaPress/