Connect with us

Lajme

Veseli takoi senatorin demokrat Gary Peters dhe kongresmenin republikan Vern Buchanan

Published

on

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar në Washington Senatorin demokrat Gary Peters dhe kongresmenin republikan Vern Buchanan, me të cilët ka diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon si dhe për bashkëpunimin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe SHBA-së.

Gjatë takimit me Senatorin Gary Peters, i cili është anëtar i Komitetit për Siguri Kombëtare në SHBA, kryeparlamentari Veseli foli për të ardhmen e ushtrisë së Kosovës dhe bashkëpunimin e saj me ushtrinë amerikane.

Senatori Peters nga ana e tij shprehu mbështetjen për të ardhmen e ushtrisë së Kosovës drejt anëtarësimit në NATO.

KESCO

Ndërsa në takim me kongresmenin Vern Buchanan, kryeparlamentari Kadri Veseli ka diskutuar për çështjet tregtare dhe për nxitjen e investimeve amerikane në Kosovë.

Kryeparlamentari Veseli tha se Kosova ka potencial të zhvillimit ekonomik dhe tashmë ka infrastrukturë moderne për investitorë të jashtëm.

Nga ana tjetër, kongresmenin Vern Buchanan, tha se është duke u interesuar që të nxisë kompani amerikane për të investuar në Kosovë në sektor të ndryshëm. /KlinaPress/