Connect with us

Lajme

Veseli vazhdon takimet mobilizuese me degët për zgjedhjet nacionale

Published

on

Princ Caffe Banners

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, po vazhdon takimet për mobilizim të degëve për zgjedhje.

Sipas njoftimit për media, pas pesë degëve që takoi të shtunën, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar sot edhe degë tjera. Vitia dhe Kaçaniku i konfirmuan Veselit se kanë filluar përgatitjet intensive për zgjedhje dhe fitore.

“Vizioni ynë, përfundimi i proceseve të shtetndërtimit, vendimet e mëdha në dobi të mirëqenies së qytetarëve, guximi për marrjen e përgjegjësive të reja, janë vetëm disa nga arsyet pse qytetarë anekënd Kosovës po na bashkohen. Kjo fitore e jona do të jetë fitore e Kosovës në Dekadën e Re, për t’i hapë rrugë perspektivës së vendit dhe zhvillimit ekonomik”, ka thënë Veseli para anëtarëve të këtyre dy degëve.

KESCO

Në njoftim thuhet se Veseli ka thënë se ka një optimizëm e mobilizim të madh në të gjitha degët.

“Me njerëz të mirë, të aftë e të ndershëm, punëtorë e profesionistë të zellshëm që duan të punojnë për vendin e tyre do të ketë vetëm fitore për Kosovën”, ka deklaruar ai./KlinaPress/