Connect with us

Lajme

Veseli: Vepra e dëshmorëve, burim frymëzimi në përpjekjet tona për të ndërtuar të ardhme më të mirë në Kosovë

Published

on

Mëso shqip – MDIS

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka qëndruar sot në Stanovc të Vushtrrisë ku bashkë me familjarë dhe bashkëluftëtarë, ka bërë homazhe në nderim të dëshmorëve të Komunës së Vushtrrisë.

Po ashtu, Veseli  ka bërë homazhe  edhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, në përkujtim të 21 vjetorit të Epopesë së Vërrinit dhe rënies së heroit Xhevat Berisha.

“Lirinë dhe pavarësinë i kemi arritur falë sakrificës sublime të luftëtarëve të lirisë, që dhanë gjithçka për atdheun tonë. Vepra e tyre do të shërbejë përherë si pishtar ndriçues në rrugëtimin e brezave të rinj dhe si burim frymëzimi në përpjekjet tona për të ndërtuar një të ardhme më të mirë në Kosovë”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook./KlinaPress/

KESCO