Connect with us

Lajme

Veseli: Vepra e luftëtarëve frymëzimi për të ndërtuar një të ardhme më të mirë

Published

on

Shell Banners

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli për nder të Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së në Komunën e Vushtrrisë, bashkë me familjarë të dëshmorëve, me veteranë e invalidë të UÇK-së, ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Stanovc.Po ashtu, në përkujtim të 21 vjetorit të Epopesë së Vërrinit dhe rënies së heroit Xhevat Berisha, në shenjë nderimi për jetën dhe veprën e tij, kanë bërë homazhe edhe te varrezat e dëshmorëve në Landovicë.

“Lirinë dhe pavarësinë i kemi arritur falë sakrificës sublime të luftëtarëve të lirisë, që dhanë gjithçka për atdheun tonë. Vepra e tyre do të shërbejë përherë si pishtar ndriçues në rrugëtimin e brezave të rinj dhe si burim frymëzimi në përpjekjet tona për të ndërtuar një të ardhme më të mirë në Kosovë”. Ka shkruar ai./KlinaPress/