Connect with us

Ekonomi

Veseli vizitoi fabrikën e panelave solarë

Published

on

Shell Banners

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i shoqëruar nga ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala ka vizituar sot një fabrikë që punëson mbi 100 të rinj që prodhojnë panela solarë të cilat eksportohen në Evropë.

Veseli ka thënë me këtë rast se ka vendosur që me njerëz të rinj, të arsimuar mirë e të pakorruptuar, të punojë në mbështetjen e të rinjve që ata të krijojnë perspektivë në Kosovë.

“Me ministrin Muzafer Shala e vizituam fabrikën e prodhimit të paneleve diellore ‘Jaha Solar’, e cila është më e madhja në rajon dhe punëson rreth 110 punëtorë. Cilësia e produkteve të teknologjisë së avancuar ka bërë që kjo kompani të rritet dhe të sigurojë tregje të reja”, tha Veseli, në një njoftim për media.

KESCO

“Si Ministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzaferi e ka ekspertizën e duhur për t’i nxitur të rinjtë dhe për t’i mbështetur idetë e tyre inovative. Me mbështetjen e duhur, shumë kompani do të mund të konsolidohen, zgjerohen dhe të hapin vende të reja të punës. Me këtë ekip të të rinjve kompetentë dhe të pakomprometuar, ne do ta luftojmë korrupsionin dhe do të krijojmë mundësi të reja, që të rinjtë tanë të mos emigrojnë, por ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në vendin tonë”, ka deklaruar Veseli. /KlinaPress/