Connect with us

Shëndetësi

Vetëm gjatë vikendit në Spitalin e Pejës u trajtuan 930 pacientë

Published

on

Korporata Energjetike e Kosovës Banners

Shërbimet spitalore në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, gjatë vikendit ishin të shumta.

Në këtë spital janë trajtuar 930 pacientë si raste emergjente, ku 58 nga këta pacientë janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm.

Në Spitalin e Pejës gjatë vikendit janë kryer gjithashtu edhe 20 operacione.

KESCO

Nuk kanë munguar as lindjet ku gjatë vikendit që lamë pas në Spitalin e Pejës janë kryer 13 lindje, prej tyre 9 normale dhe 4 me prerje cezariane.

Nga këto lindje në jetë kanë ardhur 7 foshnje të gjinisë mashkullore dhe 6 të gjinisë femërore.

Po ashtu janë kryer 4,268 analiza nga 408 pacientë. /KlinaPress/