Connect with us

Sport

Vida, Lovrenit: Vëlla, eja në Besiktas

Published

on

COVID-19

Domagoj Vida dhe Dejan Lovren luajtën shumë mirë në ekipin kombëtar kroat, me të cilin fituan medaljen e argjendtë në botërorin e Rusisë dhe nuk përjashtohet opsioni që t’i shohim sërish bashkë në një ekip.

Lovren luajti pak për Liverpoolin sezonin e kaluar, ai ishte i lënduar për një pjesë të mirë të sezonit, ku Jurgen Klopp po preferon në qendër të mbrojtjes dyshen, Joel Mattip me Virgil Van Dijkun.

Mediat që nga fillimi i periudhës së tranzicionit shkruajnë se Lovren mund të largohet nga Liverpooli dhe Zvonimir Boban, një nga njerëzit kryesorë në Milan, është kandidati kryesor për transferimin e lojtarit.

KESCO

Megjithatë Vida përmes një komenti në rrjetet sociale ka ftuar ish-bashkëkombasin t’i bashkohet te skuadra turke.

“Po na mungon një. Vëlla, eja në Besiktas”, ka shkruar ndër të tjerash Domagoj përkrah një videoje të publikuar në Instagram.

Ndryshe, Vida është shpallur një herë kampion i Turqisë gjersa Lovren u bë kampion i Evropës për klube me Liverpoolin./KlinaPress/