Connect with us

Shëndetësi

Vitia: Kemi siguruar material shëndetësor për tre deri katër muajt e ardhshëm

Published

on

GorenjeKosova

Edhe Kosova po pëballet me përhapjen e koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë, ka siguruar pajisje profesionale mbrojtëse dhe mjekësore të siguruara nga UNICEF-i.

Kjo si pjesë e mbështetjes për sistemin shëndetësor në kuadër të reagimit ndaj krizës aktuale të koronavirusit.

KESCO

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, falënderoi UNICEF-in dhe të gjithë ata që në këtë kohë të vështirë po e mbështesin Kosovën.

Ai tha se do të ketë materiale të tilla për së paku për tre ose 4 muajt e ardhshëm, duke u përgatitur për hapat e ardhshëm për këtë pandemi.

“Jemi këtu sot bashkë me përfaqësuesit e UNICEF-it të cilët në këtë situatë krize që po kalon jo vetëm bendi ynë kanë sjellur ndihma të mjaftueshme që do të thotë se personeli mjekësor në Kosovë tani e tutje në këto ditët në vijim nuk do të ketë më asnjë problem dhe asnjë pengesë për sigurimin e këtyre materialeve, sigurimin e shëndetit të tyre. Por gjithashtu siç jeni njoftuar edhe BE-ja, OBSh-ja dhe shumë organizata të tjera kanë filluar procedurat dhe besoj se si MSh gjithashtu me 10 milionë euro të ndara nga qeveria ne do të kemi materiale të tilla për së paku për tre ose 4 muajt e ardhshëm, duke u përgatitur për hapat e ardhshëm për këtë pandemi. Shfrytëzoj rastin t’i falënderoj përfaqësuesit e UNICEF-it që me këto materiale po na ndihmojnë dhe shpresoj se nuk do të jetë ndihma e fundit”, tha ai.

Në këtë pako të ndihmave përfshihen 36,200 dorëza, 33,600 maska kirurgjike, 2,700 maska me mbushje të dendur, 1000 kominoshe për mbrojtje, 8,960 mantele dhe 2,800 përparëse mbrojtëse./KlinaPress./