Connect with us

Kulturë

VJEN EDICIONI I 9-TË I NGOM FEST NË KALANË E PRIZRENIT

Published

on

Korporata Energjetike e Kosovës Banners

Edicioni i nëntë i festivalit Ngom Fest do të mbahet në datat 11-14 korrik në qytetin e Prizrenit.

Lokacioni i festivalit si gjithnjë vazhdon të mbetet Kalaja e qytetit të Prizrenit e cila edhe konsiderohet si pjesa më e bukur e këtij festivali.

Tashmë është publikuar edhe lista e artistëve vendorë e të huaj të cilët do të performojnë për tre net rradhazi në dy skena, “Main Stage” apo Skena Kryesore si edhe “Sunrise Stage” apo “Skena e Lindjes” së Diellit.

KESCO

Festivali fillon me natën e muzikës Hip-Hop ku emri kryesor i kësaj nate do të jenë labeli P.I.N.T. Nata e dytë do të ju ndahet performimit të bendeve, ku do të ketë bende shumë të njohura vendore si Jericho e Offchestra si dhe bende të huaja si Ignore the Elephat dhe Exos. Ndërsa si gjithnje festivali do të përmbyllet me muzikë elektronike dhe emer kryesor i këtij viti do të jetë DJ i njohur anglez James Zabiela. Përpos emrave të njohur festivali jonë edhe kete vit do te vazhdojë t’i përkrah artistet e ri të cilët çdo vit kanë vend të veçantë në skenën tonë.

Artistët të cilët do të performojne për tre net me rradhë janë:

 

Image

Edicionin e kaluar të Ngom Festit filluam edhe me realizimin e një debati në mes të njërit prej artistëve dhe audiencës, ku e para ishte DJ e njohur nga Kroacia Insolate. Poashtu edhe ketë vit do ta zhvillojmë një debat ku do të marrin pjesë dy artistë, Jehonë nga Kosova si dhe DJ i njohur nga Holanda VNTM. Qëllimi i këtij debati eshte shkëmbimi i eksperiencave te artistëve ku kete vit do të mund të bëhet edhe krahasimi në mes të eksperiencës vendore dhe asaj nderkombetare. Ky debat do të perkrahet nga Ambasada Holandeze dhe do të mbahet në Kino Lumbardh me daten13.07.2019 nga ora 19:00.

Biletat tashmë kanë dalur në shitje dhe do t’i kenë tri faza:

Faza 1 01.07 – 04.07 7EUR (bileta për 3 netë) Oferta 3+1 (paguaj 3 merr 1 gratis)

Biletat për Prizren në këtë fazë shiten në Minimale. Jashtë Prizrenit: RaveTravel

Faza 2 05.07 – 10.07 10 EUR (bileta për 3 netë) 5 EUR (bileta ditore) Oferta 3+1 (vetem për bileta për 3 netë)

Prizren: NGOM SHOP (në Sheshin Shadërvan) Jashtë Prizrenit: RaveTravel

Faza 3 (gjatë festivalit) 11.07 – 13.07 15 EUR (bileta për 3 netë) 6EUR (bileta ditore).

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *