Connect with us

Lajme

Vuçiq i bën thirrje Listës Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Published

on

PEX HOST 728×90

Kosova me 6 tetor do t’i mbaj zgjedhjet e parakohshme.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuqiç, tha se Lista Serbe (subjekt politik i serbëve të Kosovës) duhet të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë, në mënyrë që “të fitojë dhe luftojë për interesat e serbëve”.

Sipas tij “serbët në Kosovë e dinë mirë se kush po lufton për ta, dhe kush po i përfaqëson interesat e tyre”.

Vuçiq paralajmëroi edhe intensifikim të kontakteve të zyrtarëve serbë me udhëheqës botëror, duke thënë se ai do të takohet me 15 deri në 20 përfaqësues shtetesh, për të diskutuar situatën në Kosovë.

KESCO
Disa orë pas deklaratës së Vuçiqit, autoritetet e Kosovës u kanë bërë thirrje serbëve që të zgjedhin përfaqësuesit më të mirë të interesave të tyre.

Zëvëndëskryeministri në detyrë i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë përmes një postimi në Twitter, se tash është koha që serbët të zgjedhin udhëheqës, e jo marioneta të Beogradit.

Zgjedhjet në Kosovë mbahen më 6 tetor.

Deri më tash, komuniteti serb është përfaqësuar në institucionet e Kosovës kryesisht përmes Listës Serbe, partia e vetme që gëzon mbështetjen nga Beogradi zyrtar.

Në Kuvendin e Kosovës, kjo parti, ka pasur 9 nga 10 deputetët serbë./KlinaPress/