Connect with us

Sport

Whyte: As promovuesi im nuk besonte te fitorja

Published

on

SIGMA Banners

Dillian Whyte thotë se ia ka dëshmuar të kundërtën promovuesit të tij, Eddie Hearn, kur e mposhti Oscar Rivasin, për t’u bërë sfidues i obligueshëm për titullin e WBC-së që mbahet nga Deontay Wilder.

Boksieri britanik u rrëzua në raundin e nëntë, mirëpo u ngrit për të fituar në fund me vendim anonim të gjyqtarëve (115-112, 115-112 dhe 116-111) në duelin e zhvilluar në O2 Arena të Londrës.

KESCO

Dillian Whyte u rrëzua në raundin e nëntë, por u ngrit sërish për të fituar (Foto: Dan Istitene/Getty Images/Guliver)

“Gjithmonë presin që unë të humb, madje edhe promovuesi im (Eddie Hearn) më tha se Rivas do të më mposhtte. Kështu, si zakonisht, dola dhe ia dëshmova atij dhe gjithë të tjerëve të kundërtën”.

Britaniku ia shkaktoi humbjen e parë kolumbianit Rivas pas 27 përballjesh, ndërsa ky ishte meçi më fizik ndonjëherë për 31-vjeçarin Whyte. /KlinaPress/