Connect with us

Sport

Wijnaldum: Klopp ende më dërgon video të finales së Ligës së Kampionëve

Published

on

ART MOTION

Mesfushori i Liverpoolit, Georginio Wijnaldum ka treguar se trajneri Jurgen Klopp vazhdon t’i dërgojë atij video.

Liverpooli arriti të fitojë Ligën e Kampionëve ne sezonin e fundit duke mposhtur Tottenhamin në finale me rezultat 2-0.

Ky triumf ishte më se meritor për Reds, pasi edhe një sezon më herët ishin në finale, ku u mposhtën nga Real Madridi.

KESCO

Holandezi ka treguar se Klopp ende i dërgon video të finales për t’i treguar progresin e mirë brenda vitit.

Wijnaldum ishte njëri nga më meritorët në suksesin e Liverpoolit (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

“Ai më dërgoi një video gjatë verës!”, ka thënë fillimisht Wijnaldum duke qeshur.

“Ishte një video që filloi ku humbëm finalen në Kiev, dhe kjo tregonte përparimin tonë nga ajo finale”.

“Ishte mirë të shikoje dhe të mbani mend të gjitha ato momente dhe ato ndeshje”, përfundoi holandezi. /KlinaPress/