Connect with us

ShowBiz

Zanfina Ismaili: Talentin ua jep Zoti, famën ua japin njerëzit ndërsa mashtrimin ua jepni vetë-vetës

Published

on

Princ Caffe Banners

Këngëtarja e njohur, Zanfina Ismaili, ka tash e sa kohë që nuk po merret më me muzikë.

Megjithatë, ajo vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat herë pas here imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.

KESCO

Së fundmi, përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory, Ismaili ka dashur të motivojë ndjekësit e saj, duke i drejtuar ata drejt asaj se si duhet shfrytëzuar talenti.

“Talentin ua jep Zoti. Jeni modest. Famën ua japin njerëzit. Jeni falënderues. Mashtrimin ia jepni vetë-vetës. Jeni të kujdesshëm”, ka shkruar Zanfina në mbishkrimin e fotografisë.

Foto: Zanfina Ismaili/InstaStory

Duket se përvoja e fituar nga karriera e gjatë në skenë, ka bërë që ajo të fitojë vetëbesimin e duhur se si t’i arrijë gjërat, duke u treguar gjithmonë e kujdesshme.

Ndryshe nga Zanfina, motra e saj e madhe, Adelina Ismaili, po vazhdon të jetë aktive në muzikë dhe vetëm pak kohë më parë ka publikuar bashkëpunimin e saj më të ri me Rina Balajn, i cili është pritur mirë nga publiku. /KlinaPress.com/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *