Connect with us

Sport

Zbulohet e vërteta: A do të pranojë Modric kalimin te Milani

Published

on

Shell Banners

Predrag Mijatovic, ish drejtori i futbollit në Real Madrid dhe mik i mirë i shënjestrës së Milanit Luka Modric, ka dhënë një intervistë për Cadena Ser në lidhje me mesfushorin kroat, si dhe të ardhmen e sulmuesit të Uellsit Gareth Bale dhe Paul Pogba të Manchester United.

“Bale? Nëse ai mbetet te Reali, ata nuk do të kenë probleme, Bale do t’i ketë. Zidane nuk mbështetet tek ai. Modric? Ai është shumë i lumtur në Real Madrid, unë jam shoku i tij dhe mund të them që ai do të qëndrojë. Ai nuk është një lojtar që mund të hyjë në ndonjë operacion, ai është fituesi i Topit të Artë”, ka thënë ai, përcjell ORAinfo.

“Pogba? Është e vështirë ta shohësh atë te Real Madrid, por është vetëm mendimi im. Ata e kanë provuar, Zidane e pëlqen, por United duket se e ka bllokuar atë. Por nëse një mesfushor nuk arrin, Real mund të ketë probleme në atë pjesë të fushës”, tha ai. /KlinaPress/

KESCO