Sport
Zbulohet fanella e tretë e Juventusit

Është zbuluar edhe fanella e tretë e Juventusit.
Juventusi e ka publikuar fanellën e tretë për sezonin e ardhshëm, 2019/20, për të cilën kanë thënë se është punuar me “teknologjinë më të re dhe me dizajn më të mirë”.
Fanella e tretë komplimentohet nga pantallonat e shkurta po ashtu të kaltra dhe çorapet e kaltra.
Në mesin e atyre që e modeluan këtë fanellë ishin Giorgio Chiellini, Cristiano Ronaldo dhe Paulo Dybala.
Ky i fundit është raportuar se mund të largohet nga Juventusi gjatë këtij afati kalimtar, për shkak të interesimit të Manchester Unitedit.
Të gjitha fanellat e klubit për sezonin e ardhshëm i kanë pasur disa ndryshime nga fanellat tradicionale.
Fanella e parë është dizajnuar në blloqe ngjyrash e jo vija, ndërsa fanella e dytë është më ngjyrë të bardhë dhe të kuqe./KlinaPress/