Connect with us

Sport

Zbulohet shkaku që i mori jetën futbollistes shqiptare, Florijana Ismaili

Published

on

Shell Banners

Zbulohet shkaku që i mori jetën futbollistes shqiptare, Florijana Ismaili e cila humbi jetën teksa lahej në liqenin e Comos.

24 vjeçarja u zhduk ditën e shtunë, ndërsa vetëm të martën u bë e mundur nxjerrja nga shtrati i liqenit të trupit të Ismaili.

Pas nxjerrjes së trupit, është bërë edhe autopsia për të gjetur shkakun e fundit tragjik, ku ka rezultuar se Ismaili ka pësuar një atak kardiak sapo trupi i saj ka pasur kontakt me ujin. Ndërkohë, shefi i Rojës bregdetare, Gianfranco Montini ka pohuar se ky moment ishte tronditës.

KESCO

‘Edhe pse jemi profesionistë, ky moment ishte tronditës’, tha Montini.

Trupi u zbulua dhe u gjet nga një robot zhytës në një thellësi prej 204 metrash. Në këtë pikë, temperatura e ujit në liqen nuk i kalonte 5-së gradë Celsius. Kapitenia e ekipit të femrave, Young Boys Bern ndodhej së bashku me të fejuarin e saj. Ata kishin marrë një motorboat me qira. Pas hedhjes në ujë, Ismaili nuk u shfaq më. Në fillim u mendua si shaka, por fundi ishte me të vërtetë tragjik./KlinaPress.com/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *