Connect with us

Lajme

Zbulohet shtatorja për Shejh Myhedin Shehu

Published

on

Princ Caffe Banners

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore dhe ka zbuluar shtatoren e atdhetarit, Shejh Myhedin Shehu.

Me këtë rast, i pari i Qeverisë është shprehur se një ngjarje si kjo e bën krenar popullin shqiptar, pasi sipas tij, Shejh Myhedin Shehu kishte brumin e atdhetarit shqiptar.

“Shejh Myhedin Shehu është pjesë e atdhetarëve, dijetarëve që historianët kanë me pas punë me të”, tha ai.

KESCO

Ndërkaq, kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi tha se Shejh Myhedin Shehu do të përkujtohet gjithmonë si një hero dhe patriot shqiptar dhe ai është bërë kurban i lirisë së Kosovës. /KP/KlinaPress/