Connect with us

Lajme

Zemaj në takim me Dumoshin, diskutojnë rreth masave të reja që pritet të merren në fundvit

Published

on

COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka zhvilluar sot një takim me Ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, znj. Vlora Dumoshi.

Zemaj ka bërë të ditur se me zonjën Dumoshi janë në konsultim të vazhdueshëm sa i përket masave të reja që merren.

Ai ka bërë me dije se nuk kanë favorizuar mbylljen totale duke marrë parasysh komunitetin artistik dhe sportin.

KESCO

“Komunikimi jonë i brendshëm do të vazhdoj edhe më tej por gjithë duke qenë pjesë e debatit edhe komunikimi me federatat dhe të gjitha organizatat vartëse të MKRS-së, në mënyrë që për fund vit të kemi masa që janë të pranueshme për të gjithë në funksion të mbrojtjes së shëndetit publik dhe jetës së qytetarëve”

Postimi i plotë:

Sa herë që kemi marr masat që kanë të bëjnë me situatën epidemiologjike në vend dhe menaxhimin e saj, kemi qenë të kujdesshëm ndaj sportdashësve dhe komuniteti artistik. Duke e ditur ndikimin e sportit në shëndetin e njeriu, asnjëherë nuk kemi favorizuar mbylljen totale të sportit në vendin tonë.
Bashkë me Ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, znj. Vlora Dumoshi kemi diskutuar për mbarëvajtjes e aktivitetet të deritanishme në sport, kulturë dhe aktivitete që kanë të bëjnë me promovimin e rinisë.
Komunikimi jonë i brendshëm do të vazhdoj edhe më tej por gjithë duke qenë pjesë e debatit edhe komunikimi me federatat dhe të gjitha organizatat vartëse të MKRS-së, në mënyrë që për fund vit të kemi masa që janë të pranueshme për të gjithë në funksion të mbrojtjes së shëndetit publik dhe jetës së qytetarëve.
Bashkë ia dalim!