Connect with us

Politikë

Zërat se jam kundër LDK-së nuk më bëjnë përshtypje, mes LVV dhe PAN-it zgjedh LVV

Published

on

Petrol Company Banner

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ardian Shala, ka dalë kundër mocionit që partia e tij e ka inicuar për rrëzimin e Qeverisë Kurti. Shala ka thënë se Kosova është në një situatë të rëndë epidemiologjike dhe sot është dashur të thirret seancë për këtë.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ardian Shala në fjalën e tij gjatë seancës parlamentare për mocionin ndaj Qeverisë Kurti është shprehur se është për të ardhur keq që po bëhen gabime nga koalicioni i shpresës.

Deputeti Shala ndër tjera ka shtuar se mocioni për mosbesim është gabimi i dytë i nxitur nga gabimi i parë i Kurtit me shkeljen e marrëveshjes së koalicionit.

Ai ka treguar se zërat që ai dhe tre deputetë të tjerë janë kundër LDK-së nuk i bëjnë përshtypje vetëm pse ai mendon ndryshe.

KESCO

Ai ka thënë se nuk e ka mbështet mocionin për shkak të mos arsyeve bindësenga kryesia e LDK-së dhe në këtë situatë nës duhet të zjgedh ndërmjet qeverisjes me LVV apo PAN-it ai zgjedh të parën.

Kujtojmë se që nga ora 11:00 Kuvendi i Kosovës me kërkesë të LDK-së është duke mbajtur seancën mocion ndaj Qeverisë Kurti./KlinaPress./

Radio Taxi Roberti Banners
Radio Taxi Roberti Banners