Connect with us

Sport

Zidane: Bale shumë afër largimit, është mirë nëse largohet nesër

Published

on

Schengen Visa

Zinedine Zidane ka thënë se Gareth Bale është afër largimit nga Real Madridi  pasi ai ishte lënë jashtë ndeshjes së International Champions Cup të së shtunës kundër  Bayern Munichut.

Bale është konsideruar si e tepërt ndaj kërkesave të trajnerit Zidane dhe yllit i Uellsit mungoi në humbjen 3-1 të Realit ndaj Bayernit në Houston.

I pyetur se pse Bale ishte lënë jashtë skuadrës të shtunën, Zidane u tregoi gazetarëve se ylli uellsian është afër largimit.

KESCO

“Ne shpresojmë që ai të largohet së shpejti, nëse largohet nesër do të ishte më mirë për të gjithë”.

“Nuk është asgjë personale, nuk kam asgjë kundër Bale, por unë duhet të marr vendime”.

“Largimi është vendimi i trajnerit, dhe gjithashtu lojtarit, i cili e njeh situatën”, përfundoi francezi. /KlinaPress/