Connect with us

Lajme

Zyra e Kryeministrit reagon pas deklaratës së Departamentit Amerikan të Shtetit

Published

on

Princ Caffe Banners

Qeveria në detyrë e Kosovës ka reaguar pas deklaratës së Departamentit Amerikan të Shteti, ku thuhet se nuk ka plan sekret për shkëmbim territoresh.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Zyra e Kryeministrit thotë se kjo paraqet një mbështetje dhe inkurajim për Qeverinë në detyrë, por se për ta mbeten kërcënim “thirrjet e vazhdueshme të Presidentëve Thaçi dhe Vuçiq.

“Për Qeverinë në detyrë të Republikës së Kosovës është tejet i rëndësishëm fakti se në Deklaratën e Përbashkët thuhet se nuk ekziston një plan i fshehtë për ripërcaktim kufijsh dhe se i dërguari i posaçëm presidencial, Richard Grenell, nuk e ka parë dhe as diskutuar një plan të tillë.
Kjo paraqet një mbështetje dhe inkurajim për Qeverinë në detyrë. Por, për ne thirrjet e vazhdueshme të Presidentëve Thaçi dhe Vuçiq (korrigjim kufijsh me kompromis të dhimbshëm, veriu si dhuratë e Rankoviqit, razgraničenje, etj.) vazhdojnë të jenë kërcënim”, thuhet në komunikatë.

KESCO

Sa i përket tarifës, thuhet se me heqjen e tarifës për lëndën e parë është bërë një hap i rëndësishëm, derisa për dialogun thuhet se duhet të udhëhiqet nga Qeveria.

“Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të udhëhiqet nga Qeveria, përkatësisht Kryeministri i Republikës së Kosovës, sipas parimeve kushtetuese të Republikës së Kosovës. Dialogu duhet të rifillojë i përgatitur mirë, të ketë qëllim njohjen e ndërsjelltë si dy shtete sovrane dhe me integritet territorial, për marrëveshje të qëndrueshme si garant për normalizim të marrëdhënieve bilaterale dhe paqe e siguri në rajon”, thuhet në komunikatë./Gazeta Sinjali/