Connect with us

Sport

Zyrtare: Ampadu i Chelseat kalon te RB Leipzig

Published

on

ART MOTION

Ethan Ampadu është larguar edhe zyrtarisht nga Chelsea.

Mbrojtësi i talentuar është larguar nga skuadra londineze në formë huazimi te skuadra gjermane RBLeipzig për sezonin 2019/2020.

Skuadra nga veriu i Londrës ka njoftuar pak çaste më parë se e ka huazuar për një sezon Ampadun te klubi nga Bundesliga.

KESCO

Ethan Ampadu (Foto: Charles McQuillan/Getty Images/Guliver)

Frank Lampard ka deklaruar se ai është një adhurues i madh i lojës së anglezi, mirëpo që atij i duhen më shumë minuta për t’u zhvilluar më tej si lojtar.

“Kam tentuar ta transferojë Ethan te Derby në vitin e kaluar, jam një fans i madh i lojës s tij, por minutat që kishte në sezonin e kaluar, në interes të Ethan dhe Chelseat, më mirë për të është që të luajë diku tjetër për sezonin e ri”, ka thënë trajneri i Blues.

“Unë dëshiroja me të vërtetë të punoja me Ethan në sezonin e ri. Ky është një zhgënjim, por është në të mirë të tij, Në mbrojtje dhe në mesfushë ne kemi shumë cilësi dhe garë, kështu që ai do të zhvillohet më shumë”, ka shtuar më tej Lampard.

Ampadu shihet si një lojtar që ka të ardhme te Chelsea, derisa në sezonin e kaluar kishte bërë vetëm 12 paraqitje, ndërsa në shtator të vitit 2018 ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare. /KlinaPress/

Chelsea FC

@ChelseaFC

Good luck in Germany, @EthanAmp4! 👊🇩🇪

Ethan Ampadu moves on loan to the Bundesliga

www.chelseafc.com

2,400 people are talking about this