Connect with us

Sporti/Ndërkombëtarë

ZYRTARE: Arrihet marrëveshja, vendoset ç’ndodh me Lojërat Olimpike

Published

on

Princ Caffe Banners

Lojërat Olimpike, që ishin programuar të zhvilloheshin këtë verë në Japoni, do të shtyhen për vitin e ardhshëm. Kishte disa opsione në fakt, por sikurse raportohet së fundmi, Shinzo Abe, kryeministri i Japonisë, ka arritur një marrëveshje me presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach.

Marrëveshja është që Tokyo Olympics të zhvillohen vitin tjetër. Ishin të shumta shtetet që nuk ishin dakord që Lojërat Olimpike të zhvilloheshin këtë vit dhe vendimi ishte krejt normal, pasi edhe kompeticione madhore si EURO 2020 dhe Copa Amerika janë shtyrë për vitin tjetër.

Nisur nga rrethanat aktuale dhe bazuar në informacionin e dhënë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, presidenti i IOC dhe kryeministri i Japonisë kanë arritur në përfundimin se XXXII Olympiad in Tokyo duhet të riprogramohen në një datë tjetër përtej vitit 2020, por jo më vonë se vera e vitit 2021, me synim ruajtjen e shëndetit të sportistëve dhe çdokujt që përfshihet në Lojërat Olimpike”, thuhet në një pjesë të deklaratës së Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. /KlinaPress./

KESCO