Connect with us

Sport

Zyrtare: Interi nënshkruan me Biraghin

Published

on

ART MOTION

Interi ka nënshkruar zyrtarisht me mbrojtësin e majtë të Fiorentinës, Cristiano Biraghi, si huazim me mundësi blerje në fund të sezonit.

Biraghi konfirmoi mbrëmë (e mërkurë) se ishte transferuar, por vetëm tani është njoftuar zyrtarisht edhe nga Interi.

26-vjeçari kthehet në San Siro në baza të përkohshme për pjesën e mbetur të sezonit si huazim.

KESCO

Ai gjithashtu kuptohet se ka rënë dakord për një kontratë pesë-vjeçare me vlerë rreth dy milion euro neto.

Inter

@Inter_en

🚨 | ANNOUNCEMENT

🖤💙 He’s come back home 🏠@Cris_Biraghi is an Inter player!

The details 👉 http://bit.ly/2L1uxMI 

View image on Twitter

“26-vjeçari është bashkuar nga Fiorentina si huazim me mundësi për ta bërë marrëveshjen e përhershme”, thuhet në njoftimin e Interit. Ai

Biraghi filloi karrierën e tij në Inter, por shpesh u huazua dhe nuk luajti në Serie A derisa u bashkua me Pescara në 2016. /KlinaPress/