Connect with us

Sporti/Ndërkombëtarë

Zyrtare: Ky do të jetë trajneri i Bayern Munich deri në vitin 2023

Published

on

GorenjeKosova

Hansi Flick, trajneri i Bayern Munich deri në vitin 2023.

Hansi Flick ka nënshkruar një kontratë tre-vjeçare si trajneri i Bayern Munich.

Flick ishte vënë nga klubi si trajner i përkohshëm në nëntor, përpara se Bayerni të njoftonte muajin në vijim se 55-vjeçari do të qëndronte deri në pjesën e mbetur të sezonit 2019/20.

KESCO

Pas një ecurie të suksesshme që nga ajo kohë, Bayern tani e ka konfirmuar se Flick ka rënë dakord për të vazhduar marrëveshjen për të vazhduar deri në qershor 2023.

“Klubi është shumë i lumtur me punën e Hansi Flick”.

“Ekipi është zhvilluar nën udhëheqjen e tij dhe ne po luajmë një futboll tërheqës, i cili reflektohet në rezultate”, ka thënë drejtori i Bayern Karl-Heinz Rummenigge.

Që nga marrja e detyrës, Flick ka marr me Bayernin 18 fitore në 21 ndeshje.

Ata aktualisht janë në krye të tabelës në sezonin e pezulluar tashmë 2019-20, duke pasur një avantazh prej katër pikësh ndaj Borussia Dortmund.

Flick gjithashtu e ka dërguar me një këmbë Bayernin dhe në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, pas fitores 3-0 ndaj Chelsea si mysafirë./KlinaPress./