Connect with us

Sport

Zyrtare: Simons nënshkruan me PSG-në pasi u largua nga Barcelona

Published

on

Pex Host Big

Paris Saint-Germain ka nënshkruar me ish-lojtarin e Barcelonës, Xavi Simons, që do të jetë kontrata e tij e parë profesionale.

Mesfushori 16-vjeçar u largua nga La Masia edhe pse plani ishte që ai ta kalonte edhe një tjetër sezon me ekipin e të rinjve para se të transferohej në ekipin B.

Megjithatë, Simoni dhe agjenti i tij Mino Raiola e hodhën poshtë këtë propozim dhe lojtari tani ka nënshkruar një marrëveshje profesionale me PSG-në.

KESCO

Paris Saint-Germain

@PSG_English

🆕✍️

Paris Saint-Germain is happy to announce the arrival of @xavisimons to the club 😊

The Dutch midfielder has signed a professional contract until 2⃣0⃣2⃣2⃣ 👏

🔴🔵

View image on Twitter
Ky është episodi më i fundit në betejën e gjatë mes klubit francez dhe Barcelonës, me PSG që po e tregon forcën së fundmi.

Simons, i cili kaloi nëntë vjet në akademinë e Barcelonës, tregoi mirënjohjen e tij ndaj klubit katalanas.

Nuk janë bërë të ditura detajet e kontratës, pro Simons llogaritet njëri prej më të mirëve që e kishte La Masia. /KlinaPress/