Connect with us

Lajme

Zyrtari i lartë i Vetëvendosjes takohet me ish-deputetin serb

Published

on

PEX HOST 728×90

Sveçla i VV-së takohet me ish-deputetin serb.

Antari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh ish deputet i kësaj partie, Xhelal Sveçla, është parë sot në një nga kafiteritë e kryeqytetit së bashku me Nenad Rashiq, kryetar i Partisë Demokratike Progresive.

Besohet se temë e këtij takimi është situata aktuale politike në vend, më saktësisht zgjedhjet e parakohshme të cilat pritet të mbahen me 6 tetor.

Ndryshe, duhet theksuar se Nenad Rashiq konsiderohet si politikan serb që njeh pavarësinë e Kosovës dhe nuk përshtatet me politikat e shtetit serb për Kosovën. Për këtë gjë, ai ishte sulmuar në Prishtinë, por edhe ndalur në kufirin me Serbinë. /KlinaPress/

KESCO